Japonia nuk lejon martesat e së njëjtës gjini

Japonia nuk lejon martesat e së njëjtës gjini

16:05, 30/11/2022

 Një gjykatë në Tokio ka mbështetur ligjin për ndalinimin e martesave të të njëjtës gjini, por theksoi se mungon legjislacioni për të mbrojtur çiftet homoseksuale.

Aktualisht, Japonia është i vetmi shtet i G7-ës që nuk lejon martesat e së njëjtës gjini.

Edhe pse partia në pushtet e kryeministrit Fumio Kishida nuk ka zbuluar ende plane për të shqyrtuar çështjen ose për të propozuar ndryshime, disa anëtarë të vjetër mbështesin martesat e të njëjtit seks.

Në vendimin e së mërkurës, gjykata e qarkut të Tokios tha se ndalimi ishte kushtetues, por shtoi se mungesa e një sistemi ligjor për të mbrojtur familjet e të njëjtit seks cenonte të drejtat e tyre njerëzore.

“Ky është në fakt një vendim mjaft pozitiv,” tha Nobuhito Sawasaki, një nga avokatët e përfshirë në këtë çështje.

“Ndërsa martesa mbetet midis një burri dhe një gruaje, dhe vendimi e mbështeti këtë, ai gjithashtu tha se situata aktuale pa mbrojtje ligjore për familjet e të njëjtit seks nuk është e mirë dhe sugjeroi se duhet bërë diçka për këtë,”  u shpreh ai për median ndërkombëtare Reuters.

Japonia nuk i lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen ose të trashëgojnë pasuritë e njëri-tjetrit, të tilla si një shtëpi e përbashkët, dhe u mohon atyre të drejtat prindërore për fëmijët e njëri-tjetrit, ndërkohë që edhe vizitat në spital mund të jenë të vështira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco