Rasti me djalin e zv/ministrit të Brendshëm, Spasovski: Nëse vërtetohet shkelja, do ketë përgjegjësi

Rasti me djalin e zv/ministrit të Brendshëm, Spasovski: Nëse vërtetohet shkelja, do ketë përgjegjësi

15:46, 30/11/2022

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se nuk ka dëshmi nëse djali i zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi ka keqpërdorur dritat e policisë në veturë pritave. Sipas tij, nëse vepra dëshmohet do të ketë përgjegjësi penale. Spasovski lë të kuptohet se së shpejti mund të pritet dokumentimi i rastit, por pa precizuar asgjë.

“Gjatë ditës do të dalim me informacione konkrete për këtë rast dhe do t’i dimë të gjitha të dhënat dhe faktet. Të dhënat dhe faktet nuk përputhen me spekulimet tua. Gjithsesi se do të ketë dhe patjetër të ketë përgjegjësi për atë që bën kundërvajtje”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Ditëve të fundit është raportuar se djali i zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi ka refuzuar t’i ndalohet policisë për kontroll në lokacionin e njohur si “Rruga e Kaçanikut”. Në veturën private të llojit Mercedes pretendohet të ketë pasur të vendosur edhe flash drita të policisë, ndërsa mësohet se policisë i ka deklaruar se vetura është zyrtare. Rasti nuk është dokumentuar për shkak se ekipet policore kanë besuar se vetura mund të jetë e Qeverisë. Në rrethana jo zyrtare mësohet se disa policë kanë denoncuar rastin, derisa kanë precizuar mënyrën se çfarë ka ndodhur, sa minuta është ndjekur nga policia dhe në çfarë lokacioni ka ndaluar.

Mediat publikuan edhe fotografi të veturës tjetër të djemve të zëvendësministrit, e parkuar në fabrikën për përpunimin e vajit të kanabisit “5Letters” nga e cila u vodh vaj me vlerë prej 2 milion euro, por Spasovski tha se rasti në fjalë ka vendim gjyqësor dhe çdo gjë tjetër përbën spekulim. Njeriu i dytë i policisë Nazim Bushi deri në këto momente nuk është deklaruar për akuzat drejtuara tij dhe djalit të tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco