VIDEO/ Kina u përgjigjet protestuesëve, tanket pushtojnë qytetin

VIDEO/ Kina u përgjigjet protestuesëve, tanket pushtojnë qytetin

08:23, 30/11/2022

Disa tanke ushtarake janë shfaqur nëpër rrugët e Kinës ndërsa Pekini shtoi kundërpërgjigjen e tij kundër demonstruesve që po protestojnë kundër politikës së Presidentit Xi Jinping për masat antiCovid.

Videoja tregon një varg tankesh që ecnin nëpër qytetin lindor të Xuzhou të hënën mbrëma.

Pamjet ringjallën kujtimet e masakrës së Sheshit Tiananmen në vitin 1989, ku qindra protestues kinezë u vranë nga ushtarët në tanke.

Zyrtarët e Partisë Komuniste të Xi-t kanë shtuar goditjen e tyre ndaj demonstruesve, me oficerë policie që shihen duke u përleshur me protestuesit e duke i tërhequr zvarrë.

Madjer një video tregon një grua duke bërtitur ndërsa arrestohet nga gjashtë oficerë policie dhe tërhiqet zvarrë nga një shesh kryesor në Hangzhou.

Një burrë shihet duke u përpjekur të ndalojë policinë të arrestojë gruan duke i bërtitur, por dy zyrtarë janë parë duke vrapuar drejt protestuesit dhe duke i bërtitur atij që të kthehej.

Pamjet tregojnë gjithashtu një turmë të madhe protestuesish që përpiqen të ndalojnë një grup oficerësh policie që të arrestojnë dy burra në Hangzhou. Por oficerët u panë duke u përleshur me protestuesit dhe duke i tërhequr zvarrë dy demonstruesit.

Ndërsa oficerët e policisë po tërhiqnin zvarrë protestuesit mbrëmë, tanket ushtarake kaluan nëpër rrugët e Xuzhou.

Vendasit pyetën nëse tanket po shkonin në Shangai, por të tjerë thanë se ishte e mundur që tanket thjesht po ktheheshin nga manovrat ushtarake.

Qindra protestues kanë dalë në rrugë që nga fundjava në protesta të nxitura nga zemërimi për bllokimet antikovid, si dhe zhgënjimet e rrënjosura thellë mbi drejtimin politik të Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco