Ushtria ukrainase sekuestron pajisje ushtarake të forcave ruse, në vlerë mbi dy miliardë dollarë

Ushtria ukrainase sekuestron pajisje ushtarake të forcave ruse, në vlerë mbi dy miliardë dollarë

18:20, 28/11/2022

Në anën tjetër rusët po vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturën energjetike të ukrainasve, me qëllimin e vetëm që t’i lënë pa drita, ngrohje e ujë të pijshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që autoritet ukrainase të bëjnë thirrje për kursim të energjisë elektrike, ndërsa në disa rajone po bëhen gati për evakuimin e civilëve, pasi temperaturat nën zero po ua rrezikojnë jetën, në vendet ku mungon rryma, uji e ngrohja.

Ndërkaq kundërofensiva e ukrainasve po vazhdon duke i detyruar forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga shumë rajone, nga frika se mund të rrethohen dhe ta pësojnë keq.

E me marrjen e armëve moderne nga vendet perëndimore, ukrainasit kanë arritur ta ndryshojnë rrjedhën e luftës – duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave armike si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Madje ukrainasit po konfiskojnë çdo ditë sasi të mëdha të municionit, armë, tanke, mjete tjera të blinduara e artileri.

Sipas Kievit, shuma e armëve të konfiskuara nga rusët ka tejkaluar shifrën prej 2 miliardë dollarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco