Aksidentet rrugore, Karamuço: 100-200 viktima në vit, bilanc lufte

Aksidentet rrugore, Karamuço: 100-200 viktima në vit, bilanc lufte

16:24, 28/11/2022

Viktimat nga aksidentet rrugore janë kategorizuar nga profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço si një bilanc lufte. Në një bisedë në studion e ABC Live, Karamuço ka bërë të ditur që viktimat nga aksidentet rrugore janë në shifrat e një bilanci lufte me 180 deri në 200 jetë të humbura njerëzore në vit.

Sipas tij, shkaktari kryesor i këtij numri të lartë është zbatueshmëria e ligjit. ‘Ne problemin e kemi me zbatimin e ligjit, nëse ato që janë të shkruara, nëse zbatohen si nga ana e institucioneve dhe nga ana e qytetarëve do të kemi një reduktim’, tha Karamuço.

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço ‘duhen më shumë informacione, me më shumë indikatorë, po arrijmë në 180 – 200 mesatare bilanc lufte, ndërkohë që nuk dihet sa të plagosur kemi, sa të paralizuar kemi. Njeriu në këto statistika është një aset, dëmi i një personi është dëm shtetëror, dëm kombëtar’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco