Rrëshqitja masive e dheut, 7 viktima në Itali

Rrëshqitja masive e dheut, 7 viktima në Itali

09:31, 28/11/2022

Vijon të rritet numri i viktimave pas rrëshqitjes masive të dheut në Casamicciola, të Italisë. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, një familje e tërë është shuar, Maurizio Scotto di Minico, gruaja e tij Giovanna Mazzella dhe djali i çiftit Giovani Giuseppe i cili ishte vetëm 22 ditësh; dy vëllezër 11 dhe 6 vjeç, Francesco dhe Maria Teresa Monti, dhe një grua me kombësi bullgare, 58 vjeç.

Ata i shtohen viktimës së vetme të identifikuar të shtunën, Eleonora Sirabella, 31 vjeç, me gjithsej shtatë vdekje të konfirmuara.

Në ishull vijojnë kërkimet për të gjetur pesë persona të zhdukur, ndërsa pesë të tjerë janë të lënduar. Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe autoritetet ndanë 2 milionë euro ndërsa kushtet e motit vijojnë të jenë të këqija. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco