Kinë: Shpërthejnë protestat pas zemërimit për izolim, thirrje Xi-së që të tërhiqet

Kinë: Shpërthejnë protestat pas zemërimit për izolim, thirrje Xi-së që të tërhiqet

08:30, 27/11/2022

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën, duke përfshirë universitetet në Shangai, ku qindra njerëz brohoritën “Tërhequ, Xi Jinping! Tërhiqe Partinë Komuniste!” në një shfaqje të paprecedentë sfide kundër politikës së rreptë dhe gjithnjë e më të kushtueshme të vendit me Zero- Covid.

Një zjarr vdekjeprurës në një bllok apartamentesh në rajonin e largët perëndimor të vendit, Xinjiang, që vrau 10 njerëz dhe plagosi nëntë, duket se ka nxitur zemërimin, pasi u shfaq një video që tregonte se masat e bllokimit vonuan zjarrfikësit.

Protestat shpërthyen në qytete dhe universitete në të gjithë Kinën të shtunën dhe të dielën herët në mëngjes.

Qindra njerëz në qendër të Shangait të shtunën ndezën qirinjë, për të mbajtur zi për të vdekurit nga zjarri i Xinjiang.

Turma më vonë mbajti fletët e bardha të letrës – në atë që tradicionalisht është një protestë simbolike kundër censurës – dhe brohoriti, “Duam të drejtat e njeriut, kemi nevojë për liri”.

Në videot e shumta, njerëzit bënin thirrje që lideri i Kinës, Xi Jinping dhe Partia Komuniste të tërhiqen. Turma gjithashtu brohoriti “Nuk dua test Covid, dua lirinë!” dhe “Nuk dua diktaturë, dua demokraci!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco