I hapi llogarinë e Twitter, Musk: Nuk e mbështes Trump për president

I hapi llogarinë e Twitter, Musk: Nuk e mbështes Trump për president

08:14, 27/11/2022

Disa ditë përpara se i rihapi llogarinë në Twitter, Elon Musk mohon se mbështet Donald Trump në garën e ardhshme për zgjedhjet presidenciale.

Multimiliarderi që bleu së fundmi gjigantin e rrjeteve sociale, u shpreh se do të jetë në krah të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis nëse ai do të jetë në garë për Shtëpinë e Bardhë

Shefi i Tesla rikujtoi se ka mbështetur në mënyrë aktive Barak Obamën dhe se ka votuar për Joe Biden, por se është penduar për këtë të fundit.

“Mbështetja ime në 2024 do të shkojë shkojë për një person të arsyeshëm dhe të qendrës. Shpresoja të njëjtën gjë edhe për administratën Biden, por jam i zhgënjyer”, u shpreh Musk.

Ndonëse, një ndër vendimet e para kur bleu Twitter ishte rikthimi në platformë i Donald Trump, ish presidenti u shpreh se nuk e preferonte diçka të tillë dhe se do të qëndrojnë në rrjetin tjetër social të themeluar prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco