Amerika regjistroi më shumë se 600 të shtëna masive për të tretin vit me radhë

Amerika regjistroi më shumë se 600 të shtëna masive për të tretin vit me radhë

08:20, 26/11/2022

Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 600 të shtëna masive në një vit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse “Arkivi i dhunës me armë” (GVA), dhe numri total i të vrarëve nga armët e zjarrit ka arriti në 39 mijë e 816 viktima.

Sipas organizatës, deri më tani këtë vit, ka pasur 609 krime në të cilat katër ose më shumë persona, pa llogaritur personin e armatosur, janë qëlluar – duke e vënë SHBA-në në rrugën e duhur për të arritur në 675 të shtëna masive deri në fund të vitit, shkruan Euronews. 

Gazeta Hill kujton se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 690 të shtëna masive në të gjithë SHBA-në, që është një rritje nga 610 në 2020 dhe 417 në 2019.

Në fillim të kësaj jave, pesë persona u vranë në një të shtëna masive në klubin e natës “Q” në Kolorado Springs dhe gjashtë të tjerë u vranë të mërkurën në “Walmart” në Chesapeake, Virxhinia.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco