Britania miraton 8 milionë paund ndihmë për Ukrainën

Britania miraton 8 milionë paund ndihmë për Ukrainën

14:37, 25/11/2022

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. Ai siguroi Ukrainën se do vazhdonte ta mbështese derisa të ishte e nevojshme, sipas CNN.

Britania njoftoi 3 milion paund (rreth 3.6 milion dollarë) mbështetje për Fondin e Partneritetit për Ukrainën  dhe 5 milionë paund për një nismë të udhëhequr nga Ukraina për të transportuar grurë në vendet që po vuajnë  nga uria.

“Me fillimin e dimrit, Rusia po vazhdon të përpiqet të thyejë vendosmërinë e Ukrainës përmes sulmeve brutale ndaj civilëve, spitaleve dhe infrastrukturës energjetike. Rusia do të dështojë,” tha Cleverly, sipas një deklarate nga Zyra e Jashtme, Commonëealth & Development.

“Britania qëndron krah për krah me Ukrainën. Unë kam njoftuar sot një paketë mbështetjeje praktike për miqtë tanë ukrainas në luftën e tyre, nga ambulancat deri te mbështetja vendimtare për të mbijetuarit e dhunës seksuale të kryer nga ushtria ruse,” tha Cleverly. .

Paketa synon zonat e marra së fundmi nga kontrolli rus në Ukrainën jugore, duke përfshirë rajonin Kherson.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco