Lufta në Ukrainë/ Putin takohet me nënat e ushtarëve rusë: Mos besoni çdo gjë që lexoni

Lufta në Ukrainë/ Putin takohet me nënat e ushtarëve rusë: Mos besoni çdo gjë që lexoni

13:45, 25/11/2022

Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim televiziv me nënat e ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë. 

Ai u tha nënave që të mos besojnë gjithçka që shohin në televizion apo lexojnë në internet, duke pretenduar se kishte shumë lajme jo të vërteta  që qarkullonin për konfliktin.

Në takimin e regjistruar paraprakisht, ai tha se udhëheqja ruse ndau dhimbjen e familjeve që kishin humbur të dashurit dhe se asgjë nuk mund të zëvendësojë agoninë e humbjes së një djali.

E diela shënon Ditën e Nënës në Rusi, kështu që takimi është mbajtur për të përkuar me festën. 

Kujtojmë që  qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë 300,000 rezervistë. 

Rusia zbuloi për herë të fundit publikisht humbjet e saj ushtarake më 21 shtator, kur ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 5,937 trupa ishin vrarë.

Megjithatë, vlerësimet ndërkombëtare e vënë numrin shumë më të lartë. 

Gjenerali më i lartë i Amerikës vlerësoi më 9 nëntor se Rusia dhe Ukraina kishin parë secila më shumë se 100,000 ushtarë të tyre të vrarë ose të plagosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco