Analiza e The Times: Si u bë Xi Jinping një nga më të fuqishmit në botë

Analiza e The Times: Si u bë Xi Jinping një nga më të fuqishmit në botë

20:30, 07/10/2022

Në hapësirën e një dekade, Presidenti Xi Jinping i Kinës është bërë në mënyrë të qëndrueshme dhe të pandalshme lideri më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm në botë.

Ai kontrollon një vend me 1.4 miliardë banorë i pakufizuar nga përgjegjësia demokratike ose kufizimet e mandatit.

Xi komandon forcat më të mëdha të armatosura në botë dhe drejton një ekonomi që në vitet e ardhshme do të pozicionohet i pari në botë, duke tejkaluar kështu edhe Shtet e Bashkuara.

Nën sundimin e Xi, Kina ka kaluar nga statusi i fuqisë rajonale në rritje në një superfuqi të mirëfilltë, dhe e ka bërë këtë më shpejt dhe më agresivisht nga sa e parashikonte pothuajse kushdo. Ky president ka krijuar gjithashtu një imazh të veçantë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Pas reformistit Deng Xiaoping, Partia Komuniste Kineze (PKK) udhëhiqej nga njerëz të cilët kishin një sens të lartë vetëpërmbajtjeje dhe që ishin të butë në politikat e deklaratat e tyre.

Xi, nga ana tjetër, është një individ me një personalitet dallueshëm të fuqishëm, i cili arrin të drejtojë një Kinë moderne, me gjithë fuqinë dhe kërcënimin e saj të akumuluar.

Figura e Putinit ishte më e fuqishmja e lindjes, por me kalimin e viteve dhe nën ngjarjet e fundit, figura e presidentit kinez po bëhet një nga figurat përcaktuese të epokës.

Ai ka përforcuar pozicionin e Partisë komuniste Kineze në qendër të politikës kineze. Nën kujdesin e tij, Kina ka “eliminuar” kundërshtarët dhe kritikët e qeverisë, ka shtypur liritë politike në Hong Kong dhe ka burgosur një milion ujgurë myslimanë në kampet e internimit në provincën Xinjiang.

Image

Ushtria Çlirimtare Popullore i ka kthyer shkëmbinjtë në Detin e Kinës Jugore në baza ushtarake kineze dhe ka intensifikuar kërcënimin e saj për të pushtuar territore të tjera të pretenduara nga Pekini, përfshirë Tajvanin.

Xi ka hequr kufizimet e mandatit për punën e tij, duke i lënë rrugën e hapur vetes që të jetë lider për jetën. Në Kongresin Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, javën e ardhshme ai pothuajse me siguri do të rinovojë “kontratën” e tij në pushtet për pesë vjet të tjerë.

Çfarëdo ndryshimi që ai ka sjellë në partinë e tij dhe popullin e tij, është formuar gjithashtu prej një të kaluare traumatike.

Kushdo që e nihte Xi dhjetë vite më parë, as nuk do ta mendonte se do ë kishte arritur të ngjitej në nivelin më të lartë të pushtetit.

Ai lindi në vitin 1953 në aristokracinë komuniste, djali i Xi Zhongxun, një hero revolucionar, komisar politik dhe shef i propagandës kineze, i cili përfundimisht u bë zëvendëskryeministër në kohën kur vendi drejtohet nga lideri suprem Mao.

Në vitin 1962, Xi Snr u akuzua për komplot kundër partisë dhe ai i kaloi vitet e mbetura deri në vdekjen e Maos, pra deri në vitin në 1976, në burg.

Kjo rënie politike pati pasoja shkatërruese për djalin e tij, i cili brenda natës u shndërrua nga një “princ”, në pjelljen e një kundërrevolucionari. Shtëpia e familjes u bastis nga Rojet e Kuqe dhe familja u shpërnda, nën turpin e “përndjekjes” nga pushteti çka e çoi motrën e liderit aktual, në vetëvrasje.

Në moshën 15-vjeçare, Xi ishte në një gjednje dëshpëruese dhe u largua nga Pekini me kamion për të punuar në fusha e për të siguruar jetesën.

Ai doli vullnetar për të shkuar në Yanan në provincën veriore të Shaanxi, e njohur si “Toka e Verdhë”, një rajon i varfër, por i famshëm dhe bastioni i Maos përpara fitores së tij mbi nacionalistët në vitin 1949.

Ai kaloi shtatë vjet në fshat, duke vuajtur poshtërimet e mos aksesit në higjenë dhe punës së vështirë fizike. Por si një politikan i ardhshëm, këto ishin vitet që krijuan edhe personalitetin e tij.

Vitet e Xi-së duke tërhequr pleh organik nëpër Tokën e Verdhë janë bërë një element thelbësor në historinë e tij personale.

Xi është i sinqertë për vështirësitë e asaj kohe dhe i qartë për mënyrën se si ato formuan karakterin e tij.

“Si shërbëtor i popullit, rrënja ime është në pllajën e Shaanxi-t verior”, shkruian ai më vonë.

Kjo nuk rrënjosi tek ai një urrejtje ndaj sistemit që e kishte refuzuar, por e bëri atë më të etur për t’u ribashkuar me të. Nëntë herë ka aplikuar për anëtarësim në parti dhe është refuzuar; herën e dhjetë ai u pranua.

“Kur një baba ndëshkohet, ka dy lloje djemsh: ata që hakmerren dhe ata që shlyejnë gabimet e tij. Xi i përket kategorisë së dytë”, shkroi biografi i tij francez, François Bougon.

Vitet e hershme traumatike të Xi-t i dhanë atij ashpërsinë që është e dukshme sot. Por ai fitoi gjithashtu një instinkt për të qëndruar larg telasheve në një botë politike kineze që ishte thellësisht dhe në mënyrë të korruptuar e përfshirë me biznesin. Provinca Fujian, ku Xi u bë guvernator, ishte më keq se shumë të tjera. Në fillim të shekullit, ajo u përfshi në një skandal të madh me qendër Lai Changxing, një biznesmen dhe kontrabandist miliarder, i cili përfundimisht u dënua me burgim të përjetshëm për 5 miliardë dollarë SPA (3.1 miliardë £) ryshfet. Gjithsej 300 të tjerë u dënuan dhe 14 u dënuan me vdekje, duke përfshirë zyrtarë të shquar të qeverisë dhe partisë. Xi, megjithatë, mbeti i paprekur nga skandali.

Ai vendosi një rregull që asnjë anëtar i familjes së tij nuk duhet të bënte biznes në krahinat ku ai punonte, një pozicion jashtëzakonisht parimor në një vend ku postet e larta politike shpesh ishin një mjet pasurimi për klane të tëra.

Nuk është e qartë edhe tani pse ai filloi të ngrihej befas në krahasim me kolegët e tij në nivelet më të larta të partisë, por pakorruptueshmëria e tij rigoroze duhet të ketë pasur shumë të bëjë me këtë.

Në vitin 2007 ai ishte nënkryetar, përgjegjës për mbikëqyrjen e Olimpiadës së suksesshme të Pekinit vitin e ardhshëm. Katër vjet më pas ai pasoi Hu Jintao jokarizmatik si lider partie dhe shpejt u emërua president.

Jashtë Kinës, Xi e ka bërë veten të njohur për shtypjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Xinjiang dhe Hong Kong. Megjithatë, brenda vendit, ai e pozicionoi veten me shkathtësi si “Xi Dada”, ose xhaxha Xi, një figurë me këmbë në tokë.

Çuditërisht, për një njeri që vuajti personalisht nga teprimet e asaj epoke, ai ka ringjallur respektin për Maon, të cilin ai e admiron për thjeshtësinë e tij fshatare, disiplinën revolucionare, dhe këmbënguljen e tij për parësinë e Partisë Komunistë Kineze.

Mbështetja e tij e dytë intelektuale, megjithatë, është një figurë e përbuzur nga Mao: Konfuci, i shekullit të 6-të para Krishtit, mësimi i të cilit këmbëngul në hierarki, bindje dhe nderim për më ë moshuarit.

Për të ngatërruar më tej tablonë, Xi ka mbrojtur kapitalizmin global dhe traktatin e Parisit për ndryshimet klimatike, kundër proteksionizmit dhe skepticizmit klimatik të Presidentit Trump.

Politika më e rëndësishme e Xi nuk është një shprehje e mendimit politik aq sa një ambicie e plotë: Kina 2049 ose “Ëndrra Kineze”, qëllimi për të rikthyer vendin në prosperitet të qartë dhe madhështi ndërkombëtare deri në kohën kur PKK shënon 100 vjet nga ngritja e saj në pushtet.

Ndryshe nga shumë slogane për ndërtimin e kombit, kjo është realisht e arritshme, jo kryesisht për shkak të Xi-t, por falë katër dekadave të menaxhimit ekonomik mendjemprehtë dhe të kujdesshëm nga paraardhësit e tij të mërzitshëm. Xi ka treguar lidership të fortë në kthimin e katastrofës së mundshme të pandemisë së koronavirusit për shembull, por në shumë mënyra, ai thjesht ka qenë me fat, një lider që e ka gjetur veten në pozicionin e duhur në momentin e duhur historik.

“Arsyet e pushtetit të tij janë shumë prozaike. Kina ka më shumë para, më shumë teknologji, më shumë pajisje ushtarake se kurrë më parë, edhe në krahasim me një Perëndim që po dobësohet. Nuk ka asgjë misterioze në asnjë nga këto”, shkruan Brown.

Ka ende shumë gjëra që mund të shkojnë keq. Nëse ai qëndron në pushtet për gjithë jetën, atëherë Xi duhet të përmbushë premtimin e tij për të ribashkuar Tajvanin, një lojë jashtëzakonisht e rrezikshme nëse tentohet me forcë ushtarake .

Shumë përpara vitit 2049, Kina do të duhet të përfundojë tranzicionin nga një ekonomi prodhuese me paga të ulëta në një ekonomi të përqendruar në shërbimet, në një kohë kur erërat e fuqishme dhe të paparashikueshme po godasin edhe ekonomitë më të forta.

Pasi ka pasuruar me sukses popullin e tij dhe ka vendosur statusin e tyre në botë, Xi do t’i duhet gjithashtu t’u shpjegojë atyre pse ata nuk kanë të drejtë për të drejtat demokratike që gëzojnë kombet e tjera të zhvilluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco