Moska akuzon Zelenskyy se ka bërë thirrje për luftë botërore

Moska akuzon Zelenskyy se ka bërë thirrje për luftë botërore

08:13, 07/10/2022

Kremlini ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se ka bërë thirrje për një luftë botërore në një fjalim në Institutin Lowy në Australi sot.

Duke folur përmes video-lidhjes, Zelenskyy i kërkoi botës të "tregojë forcë" pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës.

Zelenskyy u shpreh pët Institutin: “Kreu i Rusisë tani po analizon me kujdes reagimin e botës ndaj referendumeve të rreme që ai organizoi në tokën ukrainase dhe ndaj shpalljes së aneksimit të territorit tonë. Nëse reagimi i botës është i dobët tani, Rusia do të dalë me një përshkallëzim të ri."

Nisur nga ky koment i presidentit ukrainas, Kremlini tani pretendon se Zelenskyy bëri "thirrje për të filluar një luftë botërore".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco