OKB nuk njeh ankesimet ruse: Centrali i Zaporizhja është i Ukrainës

OKB nuk njeh ankesimet ruse: Centrali i Zaporizhja është i Ukrainës

22:42, 06/10/2022

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha më 6 tetor se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara e konsideron centralin e Zaporizhjës si ndërtesë ukrainase.

Rusia ka pushtuar centralin që gjendet në jug të Ukrainës në muajin mars, pak kohë pasi nisi pushtimin e këtij shtetit, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë e tij që të marrë kontrollin e centralit.

Centrali i Zaporizhjës është ndërtesa më e madhe bërthamore në Evropë dhe pas pushtimit, stafi ukrainas ka operuar me të.

Kjo çështje ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar… ne duam që lufta të ndalojë menjëherë, dhe natyrisht që pozicioni i Agjencisë është se kjo ndërtesë është ndërtesë ukrainase”, tha Grossi për gazetarët në Kiev.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet që pas qëndrimit në Ukrainë, të udhëtojë për në Rusi për t’u takuar me zyrtarët e këtij shteti.

Muajin e kaluar, Rusia ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja.

Në këto rajone, Moska ka mbajtur referendume të rreme, që janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco