'Apokalipsi bërthamor'/ Eksperti: Putini do ta marrë botën me vete kur të vdesë

'Apokalipsi bërthamor'/ Eksperti: Putini do ta marrë botën me vete kur të vdesë

20:55, 06/10/2022

Një ekspert i njohur rus thotë se Vladimir Putini do ta marrë botën me vete kur të vdesë.

Sipas tij, Putini e ka marrë vendimin për përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë. Tani është çështja vetëm kur dhe ku.

Studiuesi i shkencave politike, Valery Solovey, ish-profesor në një institut të famshëm në Moskë, i bëri komentet përpara ditëlindjes së 70-të të Putinit të premten.

Kishat ortodokse janë urdhëruar të mbajnë një lutje speciale për shëndetin e Putinit, edhe pse Kremlini insiston se ai është i shëndetshëm.

Profesori rus thotë se situata është më e rrezikshme se gjatë Krizës së Kubës. Sipas tij, bota është shumë pranë apokalipsit bërthamor.

Dr. Solovey thotë se Putini është në gjendje shumë të dobët shëndetësore.

“Gjendja e tij shëndetësore është e atillë, sa ai synon që ta marrë botën me vete kur të ikë”.

Spekulimet mbi shëndetin e Putinit kanë qenë të vazhdueshme që kur nisi lufta në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco