VIDEO/ Rusët 'të lodhur' nga lufta, momenti kur shtrihen në tokë dhe dorëzohen, flamuri i bardhë mbi tank

22:36, 05/10/2022

Përparimi ukrainas në frontet në Ukrainën lindore dhe jugore i gjen njësitë ruse të rraskapitura. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet momenti se si rusët dorëzohen përballë ukrainasve.

Në pamje duket teksa rusët që janë brenda një tanku ngrenë një flamur të bardhë. Ata dalin nga tanku dhe shtrihen me fytyrë përtokë.

Menjëherë ukrainasit, të cilët janë vigjilentë dhe të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshme, i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit.

Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët, por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco