Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm, mbi 500 banorë të lënduar

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm, mbi 500 banorë të lënduar

16:24, 05/10/2022

Më shumë se 500 persona janë lënduar në Iranin veriperëndimor, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter që goditi vendin këtë të mërkurë.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 03:30 me orën lokale dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas autoriteteve vendase numri i të lënduarve ka shkuar në 528 ndërsa 135 prej tyre janë shtruara në spital.

Guverantori i vendit bëri me dije se nga tërmeti u shkatërruan 50 shtëpi, ndërsa 500 të tjera kanë pësuar dëme.

Ndërkohë zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës i tha televizionit publik se “furnizimi me energji elektrike dhe ujë u ndërprenë në fshatrat pranë qyteteve Salmas dhe Hoi”, të cilat ishin afër epiqendrës së tërmetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco