Banorët e territoreve të aneksuara ukrainase kanë 1 muaj kohë për të ndryshuar shtetësinë, thotë ministri rus

Banorët e territoreve të aneksuara ukrainase kanë 1 muaj kohë për të ndryshuar shtetësinë, thotë ministri rus

14:52, 04/10/2022

Banorët e rajoneve të Ukrainës të aneksuara ilegalisht nga Rusia kanë një muaj kohë për të ndryshuar shtetësinë e tyre, tha të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Yevgeny Ivanov, transmeton Syri.net Kosova.

"Ashtu siç ishte me Krimenë. Brenda një muaji ata duhet të vendosin, të bëjnë një zgjedhje,"  tha Ivanov, duke shtuar se në territoret e reja do të përshpejtohet lëshimi i dokumenteve.

Sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin pritet të nënshkruajë të martën në ligj dokumentet për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës  të vetëshpallura Republikat Popullore Luhansk dhe Donetsk, rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, shkruan CNN.

Nënshkrimi i ligjeve nga Putin do të përfundonte hapin e fundit të procesit të aneksimit, bazuar në sistemin ligjor rus. Aneksimi është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe qeveritë perëndimore janë zotuar të mos i njohin rajonet si territor rus./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco