Rreth 200,000 persona iu bashkuan ushtrisë ruse, deklaron ministri rus i Mbrojtjes

Rreth 200,000 persona iu bashkuan ushtrisë ruse, deklaron ministri rus i Mbrojtjes

13:42, 04/10/2022

Rezervistët rusë janë regjistruar në një pikë grumbullimi gjatë mobilizimit të pjesshëm të trupave në qytetin Volzhsky në rajonin e Volgogradit, Rusi, më 28 shtator, transmeton Syri.net Kosova.

Më shumë se 200,000 njerëz i janë bashkuar Forcave të Armatosura Ruse si pjesë e "mobilizimit të pjesshëm" të qytetarëve për luftën e Moskës në Ukrainë, sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Shoigu tha se trajnimi i njësive të reja do të kryhet në terrene speciale stërvitore dhe qendra stërvitore, njoftoi të martën gazeta shtetërore ruse RIA Novosti. Shoigu nuk ka dhënë detaje shtesë për personelin e sapomobilizuar, shkruan Reuters.

Parlamenti rus bëri gjithashtu ndryshime në ligjin për shërbimin ushtarak për të ashpërsuar dënimin për shkeljen e detyrës së shërbimit ushtarak./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco