Pas përplasjes së dy kamionëve në Kaliforni, autostrada mbushet me ëmbëlsira

Pas përplasjes së dy kamionëve në Kaliforni, autostrada mbushet me ëmbëlsira

13:36, 04/10/2022

Halloween ka ardhur më herët në një autostradë në Kaliforni, kur dy kamionë u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga njëri prej tyre ranë në rrugë të gjitha ëmbëlsirat e ngarkuara.

Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të së hënës.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë rrugën e mbushur me karamele që janë derdhur nga një prej automjeteve të përfshira.

Ndërkohë, nga aksidenti nuk u raportuan të lënduar nga incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco