Trump padit CNN për shpifje dhe kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

Trump padit CNN për shpifje dhe kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

09:28, 04/10/2022

Lajmet janë përpjekur të njollosin ish-presidentin e ShBA-së, Donald Trump, "me një sërë kategorizime gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse", thuhet në dosjen e gjykatës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paditur rrjetin kabllor televiziv CNN, duke pretenduar shpifje dhe duke kërkuar dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh, sipas një dosjeje të gjykatës në Florida të hënën.

Stacioni televiziv i lajmeve amerikane është përpjekur ta njollosë ish-presidentin e ShBA-së “me një seri kategorizimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse si “racist”, “servil rus”, “kryengritës” dhe në fund të fundit “Hitler”, ka thënë Trump, pohuan avokatët. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale.

“Përtej thjesht nënvizimit të çdo informacioni negativ në lidhje me paditësin dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të përdorë ndikimin e tij masiv, supozohet se është një burim lajmesh ‘i besuar’, për të shpifur paditësin në mendjet e shikuesve dhe lexuesve të tij për qëllim për ta mposhtur atë politikisht”, thuhet në dosje.

Trump ka pretenduar se CNN kishte përdorur ndikimin e saj të konsiderueshëm si një organizatë kryesore e lajmeve për ta mposhtur atë politikisht. CNN nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin, raporton The Guardian.

Trump, në padinë prej 29 faqesh pretendon se CNN kishte një histori të gjatë për ta kritikuar atë, por kishte shtuar sulmet e saj në muajt e fundit, sepse rrjeti kishte frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në vitin 2024.

“Si pjesë e përpjekjes së saj të bashkërenduar për të anuar ekuilibrin politik në të majtë, CNN është përpjekur të njollosë paditësin”, thuhet në padi.

Padia liston disa raste në të cilat CNN duket se e krahason Trumpin me Hitlerin, duke përfshirë një raport special të janarit 2022 nga hosti Fareed Zakaria që përfshinte pamjet e diktatorit gjerman të shekullit të 20-të.

Trump, i cili në vitin 2020 ka humbur një përpjekje për rizgjedhje ndaj demokratit Joe Biden, nuk ka thënë zyrtarisht nëse do të kërkonte rizgjedhje, megjithëse ka hedhur shumë sugjerime të tilla.

Padia vjen pasi ish-presidenti 76-vjeçar përballet me probleme të konsiderueshme ligjore, duke përfshirë një hetim penal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ), për ruajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.

Trump u padit muajin e kaluar nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Leticia James, e cila e ka akuzuar atë se ka gënjyer bankat dhe siguruesit për vlerën e aseteve të tij.

Ndërsa, një komitet i Kongresit dhe Departamenti i Drejtësisë po hetojnë veçmas sulmin e vitit të kaluar të 6 janarit në Kapitolin e ShBA-së nga mbështetësit e Trump.

Gjithashtu, ai është paditur nga shkrimtari E Jean Carroll në një rast që përfshin përdhunimin e dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco