Rusia dërgon tren bërthamor në frontin e Ukrainës?

Rusia dërgon tren bërthamor në frontin e Ukrainës?

08:30, 04/10/2022

Frika nga përdorimi i armëve bërthamore nga Kremlini po rritet, me Perëndimin që paralajmëron se do të ketë "pasoja katastrofike" nëse Vladimir Putin shtyp "butonin".

Një "mesazh" nga regjimi i Kremlinit për forcat që mbështesin Kievin, sipas një eksperti, mund të jenë imazhet e një autokolone që mbante pajisje ushtarake në një tren.

Në veçanti, pamjet tregojnë një tren që lëviz në Rusinë qendrore, i ngarkuar me automjete dhe pajisje, i drejtuar për në Ukrainë.

Sipas Konrad Muzyka, një analist i mbrojtjes dhe drejtor i konsulencës ushtarake Rochan në Poloni, treni është i lidhur me Drejtorinë Qendrore të 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, e cila menaxhon dhjetëra depo armësh bërthamore.

“Treni po transporton pajisje për Drejtorinë e 12-të Qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Kjo njësi është përgjegjëse për raketat bërthamore, ruajtjen, mirëmbajtjen, transportin dhe shpërndarjen e tyre”, tha ai.

Edhe pse sipas ekspertit video nuk përbën dëshmi të "përgatitjes" për sulme bërthamore, ai shpjegoi se ajo del në dritë pas paralajmërimeve nga Ukraina për rrezikun "shumë të lartë" të përdorimit të armëve taktike bërthamore nga Rusia.

“Mund të jetë një formë mesazhi për Perëndimin se Moska po e përshkallëzon atë”, tha Muzyka, duke iu referuar kërcënimeve të fundit bërthamore të Vladimir Putin.

Analisti vlerëson se Rusia mund të jetë duke e lëvizur këtë armatim përpara stërvitjeve të Forcave të Raketave Strategjike (RSVN), pengesa kryesore bërthamore e Moskës.

"Forcat RVSN të Rusisë zakonisht kryejnë stërvitje të gjera në sezonin e vjeshtës," tha Muzyka.

"Rusia mund të jetë duke kryer stërvitje të parandalimit bërthamor Grom (rrufe) në tetor, kështu që ky tren mund të jetë pjesë e përgatitjeve."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco