Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

08:19, 04/10/2022

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti të hënën një padi për shpifje kundër CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ai pretendon se rrjeti televiziv amerikan zhvilloi një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

Trump shprehet në padinë e tij, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Fort Lauderdale, Florida, se CNN përdori ndikimin e tij si një burim kryesor lajmesh për ta mposhtur atë politikisht.

Çfarë u përdor kundër tij, ishin etiketime si “racist”, “rus”, “rebel” dhe “Hitler”. CNN nuk ka komentuar ende rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco