Rusia tërhiqet nga kërcënimet nukleare: Veprojmë me tru, jo me zemër

Rusia tërhiqet nga kërcënimet nukleare: Veprojmë me tru, jo me zemër

20:05, 03/10/2022

Rusia bën një hap pas nga përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj kërkesës së liderit çeçen, Ramazan Kadyrov, duke këshilluar që në këtë situatë duhet përdorur më shumë truri dhe zëri i arsyes dhe jo emocionet.

“Ky është një moment shumë emocional. Krerët e rajoneve kanë të drejtë të shprehin këndvështrimin e tyre. Por edhe në momente të vështira, emocionet duhen mbajtur jashtë çdo lloj vlerësimi. Prandaj ne preferojmë t’i përmbahemi vlerësimeve të balancuara dhe objektive”, tha Peskov.

 

Peskov nënvizoi se baza për çdo përdorim të armëve atomike ishte vendosur në doktrinën bërthamore të Rusisë. Këto udhëzime lejojnë përdorimin e armëve bërthamore nëse të njëjtat, ose një armë tjetër e shkatërrimit në masë, përdoren kundër Rusisë, ose nëse shteti rus përballet me një kërcënim ekzistencial nga armët e ndaluara.

Sqarimi i Peskov, vjen pasi muajin e kaluar presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin se ai “nuk po bënte bllofin” kur tha se Rusia ishte e përgatitur të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj. Retorikë, të cilën e përsëriti edhe të premten e kaluar gjatë njoftimit të aneksimit ilegal të katër rajoneve nga Ukraina. Territori i ri i pretenduar, ka vendosur në vështirësi Rusinë, pasi nuk di të thotë se ku janë kufijtë ndarës.

“Republika Popullore e Donjeckut dhe e Luhanskut i kanë të përcaktuar kufijtë që në vitin 2014. Në Kerson dhe Zaporizhia, ne do të vazhdojmë konsultimet me njerëzit që jetojnë në ato zona, sa I përket kufijve të tyre”, tha Peskov.

Putin shpalli aneksimin e këtyre territoreve ukrainase javën e kaluar, por asnjëri prej rajoneve nuk nën kontrollin e forcave të Moskës, me ushtrinë e Kievit që vijon të fitojë terren. Gjithashtu kjo nxiti një valë të re sanksionesh dhe dënimi nga vendet e perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco