Ukraina aplikon për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Ukraina aplikon për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

07:55, 01/10/2022

Presidenti i Ukrainës Zelenskyj synon antarësimin me process të përshpejtuar në NATO. Menjëherë pas aneksimit të katër territoreve nga Rusia, Ukraina aplikoi zyrtarisht për në NATO.

"Faktikisht ne e kemi përshkuar rrugën tonë në NATO", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj në një fjalim në video. "Sot Ukraina paraqet kërkesën, për ta realizuar këtë hap edhe de jure" njofton Deutche Welle.

Zelenskyj e argumentoi kërkesën e tij për një proces të përshpejtuar antarësimi me rëndësinë që ka Ukraina për mbrojtjen e shoqërive perëndimore. Por parimisht antarësimi në NATO është i mundur vetëm, nëse vendet kandidate nuk janë të involvuar në konflikte dhe grindje ndërkombëtare për rrjedhën e kufijve.

Kreu i NATO-s Stoltenberg: Porta jonë është e hapur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg veprimin e fundit të Rusisë në luftën kundër Ukrainës e cilësoi si një përshkallëzim të rëndë që nga fillimi i invazionit më 24 shkurt. "Ky është një moment vendimtar", tha norvegjezi në Bruksel. Ai duke iu referuar kërcënimeve me armë bërthamore dhe aneksimit të padrejtë të territoreve ukrainase theksoi: "Asnjë nga këto veprime nuk tregon forcë. Por tregon vetëm dobësi."

Lidhur me kërkesën e Ukrainës për pranim në aleancë Stoltenberg tha: "Ne vazhdimisht kemi theksuar, se porta e NATO-s mbetet e hapur". Por njëkohësisht ai nënvizoi, se një vendim i tillë "kërkon unanimitet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco