Nga sot Finlanda mbyll kufijtë për turistët rusë

Nga sot Finlanda mbyll kufijtë për turistët rusë

13:49, 29/09/2022

Finlanda do të mbyllë kufijtë e saj për turistët rusë duke filluar që nga sot, një lëvizje që pritet të çojë në një reduktim të ndjeshëm të trafikut ndërkufitar, njoftoi sot qeveria finlandeze.

Siç deklaroi ministri i jashtëm finlandez në një konferëncë për shtyp hyrja do të vazhdojë të lejohet  vetëm për vizita tek të afërmit si dhe për arsye profesionale dhe arsimore.

Në të njejtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që autorizon qeverinë të ndalojë kamionë të caktuar nga vendet perëndimore të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin rus.

Dekreti lejon ndalimin e hyrjes për kamionë që transportojnë mallra të regjistruar në vendet që kanë miratuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë.

Në dekret thuhet se këto masa janë marrë në përgjigje të kufizimeve ‘jomiqësore’ nga shtetet e huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve në Rusi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco