Ushtria e pleqve/ Dezertorët rusë tani e tejkalojnë numrin e ushtarëve

Ushtria e pleqve/ Dezertorët rusë tani e tejkalojnë numrin e ushtarëve

13:16, 29/09/2022

Këto pamje po bëjnë xhiron e medieve ndërkombëtare.

Ato tregojnë se Vladimir Putin tashmë po mbështetet te të moshuarit për të përforcuar vijën e frontit në Ukrainë.

Tirani rus ka kërkuar të mobilizojë 300 mijë trupa ekstra, por shumë njerëz po largohen nga frikë.

Ndërkohë, ata që kanë mbetur janë ose në moshë të madhe, ose në formë të dobët fizike.

Pamjet vijnë nga qyteti Sevastopol në Krime, ku ka nisur dërgimi i trupave në Ukrainë.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se që kur u shpall mobilizimi, ka pasur një eksod të jashtëzakonshëm të rusëve që nuk duan të kapin armët.

Numri i dezertorëve nuk është i qartë, por Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se numri i atyre që po largohen e tejkalon numrin e forcës ushtarake që dërgoi Rusia në Ukrainë në shkurt.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco