Uragani Ian la pa energji elektrike miliona persona në Florida

Uragani Ian la pa energji elektrike miliona persona në Florida

11:15, 29/09/2022

Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në në vite ka lënë miliona persona  në Florida pa energji elektrike dhe ujërat e përmbytjeve janë rritur në brendësi të vendit, transmeton Syri.net Kosova.

Uragani Ian arriti në tokë rreth orës 15:10 të mërkurën, duke u përplasur në bregdet me shpejtësi të erës prej 241 km/h.

Skenat dramatike treguar se si një çati spitali ishte hedhur në erë, makina të zhytura në ujë dhe pemë të shkulura nga toka.

Megjithatë,  banorët e Florida-së janë paralajmëruar se 24 orët më të rrezikshme janë përpara dhe kryebashkiaku i Tampa-së u ka kërkuar njerëzve të strehohen në vend gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes, shkruan BBC.

" Erërat e forta do të fillojnë rreth orës 20:00 dhe ato do të zgjasin gjatë gjithë natës,"  tha Jane Castor./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco