Revolta/ Vijon qëndresa në Iran, protesta për më shumë se 10 ditë

Revolta/ Vijon qëndresa në Iran, protesta për më shumë se 10 ditë

11:13, 29/09/2022

Protestat për vrasjen e një 22-vjeçares nga policia iraniane janë futur në ditën e tyre të disatë edhe pse dhjetëra aktivistë kanë humbur jetën. Presidenti i Iranit pretendon se e kupton ndjeshmërinë e vdekjes së të resë, por i quan protestat të apranueshme.

Protestat në Iran kanë vijuar prej më shumë se 10 ditësh.

Vrasja e 21-vjeçares Mahsa Amini nga forcat policore është një motiv i fortë për mijëra qytetarë e aktivistë për të vijuar protestat kundër regjimit të Teheranit.

Sipas medieve vendase, të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë edhe pse aktivistët thonë se numri mund të jetë më i lartë.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi shprehu keqardhjen për vdekjen e 21-vjeçares, por megjithatë i quajti protestat të papranueshme.

Ebrahim Raisi: Nuk ka asnjë dyshim se vdekja e vajzës ka ndikim te të gjithë, por për Republikën Islamike, pasiguria e njerëzve është një vijë e kuqe. Në asnjë mënyrë nuk lejohet që njerëzit të tentojnë të prishin shoqërinë me kaos.

Më herët, kreu i shtetit deklaroi se Irani duhet të përballet me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe paqen në vend.

Protestat masive po zhvillohen në 80 qytete në të gjithë vendin dhe prej ditësh shumica e njerëzve janë mbledhur në Teheran.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se forcat e sigurisë po përdorin gaz lotsjellës, shkopinj dhe municione për të shuar protestat dhe për të dekurajuar qytetarët që të tubohen.

Të paktën tre herë gjatë javës së kaluar, qasja në internet nga telefonat celularë është ndërprerë në Iran.

Aktivistët besojnë se kjo është bërë për të parandaluar përhapjen e pamjeve të dhunës nga protestat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco