Suedia zbulon një tjetër rrjedhje të gazit nga tubacioni nënujor rus

Suedia zbulon një tjetër rrjedhje të gazit nga tubacioni nënujor rus

11:06, 29/09/2022

Suedia ka gjetur një rrjedhje të re në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror rus në BE duke e bërë atë të katërtin e zbuluar këtë javë, transmeton Syri.net Kosova.

Danimarka dhe Suedia raportuan rrjedhje gazi në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në fillim të kësaj jave, duke rritur mundësinë e një sulmi të qëllimshëm.

BE-ja fajësoi sabotimin, por nuk e drejtoi gishtin drejtpërsëdrejti nga Rusia.

Rusia hodhi poshtë sugjerimet se kishte sulmuar tubacionet e veta si "të parashikueshme"

Ministri i jashtëm i Kremlinit tha se shpërthimet kishin ndodhur në "zona të kontrolluara nga inteligjenca amerikane", shkruan BBC.

Sulmet ndaj tubacioneve janë "një shembull klasik nga libri i ndikimit qeveritar", tha kreu i shërbimeve finlandeze të sigurisë, Antti Pelttari./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco