Deklaratat e presidentit iranian: Kaosi i papranueshëm i përhapur nga protestat, nuk do ta lejojmë

Deklaratat e presidentit iranian: Kaosi i papranueshëm i përhapur nga protestat, nuk do ta lejojmë

09:53, 29/09/2022

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se vdekja e gruas së re Mahsa Amini në paraburgim "trishtoi" të gjithë në Republikën Islamike, por paralajmëroi se kaosi i përhapjes së protestave me këtë rast ishte i papranueshëm

"Ne jemi të gjithë të pikëlluar nga ky incident tragjik, por kaosi është ende i papranueshëm," tha Raisi në një intervistë për TV shtetëror, raportoi Reuters.

"Vija e kuqe e qeverisë është siguria e popullit tonë...Nuk mund të lejohet të prishet paqja në shoqëri me trazira," shtoi lideri iranian.

Policia iraniane dhe forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit në qytetet anembanë Iranit dje ku vazhduan protestat për vdekjen e Mahsa Amini, raportojnë mediat shtetërore dhe sociale, raporton Reuters.

Pavarësisht se dhjetëra protestues u vranë dhe policia përdori municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës, videot në mediat sociale treguan protestuesit që bënin thirrje për rrëzimin e sundimit klerik dhe përlesheshin me forcat e sigurisë në Teheran, Tabriz, Karaj, Qom, Yazd, Sanandai dhe qytete të tjera.

Protestat zgjatën për 11 ditë dhe të paktën 41 persona u vranë dhe rreth 900 u plagosën.

Autoritetet iraniane kanë krijuar një gjykatë të posaçme për pjesëmarrësit në protestë, njoftoi media shtetërore.

Amini, një vajzë nga provinca e Kurdistanit të Iranit ra në koma dhe vdiq pasi u arrestua javën e kaluar nga të ashtuquajturit policia morale për mosbindje ndaj rregullave për mbajtjen e hixhabit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco