“A je këtu?”, Biden e kërkon në publik kongresmenen e vdekur gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

“A je këtu?”, Biden e kërkon në publik kongresmenen e vdekur gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

09:16, 29/09/2022

Një tjetër lapsus ka bërë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë ai kërkoi mes të pranishmëve ish-kongresmenen republikane Jackie Walorski, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në fillim të gushtit.

“Jackie, a je këtu? Ku është Jackie? pyeti presidenti 79-vjeçar, në një fjalim për luftimin e mbipeshës dhe pasigurisë ushqimore.

Duke parë audiencën, ai shtoi “ajo do të ishte këtu”…

“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu,” tha Joe Biden, duke përmendur dy ligjvënës që ishin përfshirë veçanërisht në këto çështje, përpara se të kërkonte gruan e ndjerë në audiencë.

Kongresmenja amerikane Jackie Walorski vdiq në moshën 58-vjeçare në një aksident automobilistik në Indiana më 3 gusht.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë në të cilën Presidenti Biden tha se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” nga vdekja e parakohshme e ligjvënëses.

Një zyrtare Partisë Republikane dhe anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve që nga viti 2013, Jackie Ëalorski ishte angazhuar veçanërisht në luftën kundër kequshqyerjes.

Në fakt, ajo ishte ndër ligjvënësit që e kishin përgatitur prej kohësh ngjarjen në të cilën Presidenti Biden foli të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco