Biden u vë rregulla të reja linjave ajrore që pasagjerët të mos e pësojnë nga tarifat shtesë

Biden u vë rregulla të reja linjave ajrore që pasagjerët të mos e pësojnë nga tarifat shtesë

13:10, 27/09/2022

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli rregulla të reja të hënën që kërkojnë që linjat ajrore dhe faqet në internet për udhëtimet, që të jenë më transparente në lidhje me tarifat shtesë që mund t’u ngarkohen klientëve, duke luftuar ato që ai i quajti "tarifat e fshehura të panevojshme" që po "rëndonin buxhetet e familjes".

Sipas rregullit të propozuar, linjat ajrore dhe faqet e udhëtimit “do të duhet të zbulojnë përpara – q herën e parë që shfaqet një biletë ajrore – çdo tarifë të ngarkuar për të ndenjur me fëmijën tuaj, për ndryshimin ose anulimin e fluturimit tuaj dhe për bagazhet e kontrolluara ose të dorës,” sipas dokumentit të Departamentit të Transportit.

Biden argumentoi se rregulloret e reja do të çonin në rritjen e konkurrencës midis transportuesve.

"Kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm," tha ai. "Është shfrytëzim."

Për shembull, tha Biden, disa linja ajrore po vinin tarifa për familjet me fëmijë që të ulen së bashku. Disa kompani transportuese u vinin klientëve tarifa për ndryshimin e fluturimit – si edhe për fluturimet e anuluara nga linja ajrore.

“Ata jua anulojnë dhe ju duhet t’u paguani një tarifë për t’i prenotuar sërish”, tha Biden. “Ec o njeri, se nuk është e drejtë. Nuk ështe e drejtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco