Në 61 ka arritur numri i të vdekurve nga tragjedia në Bangladesh

Në 61 ka arritur numri i të vdekurve nga tragjedia në Bangladesh

10:36, 27/09/2022

Numri i të vdekurve nga fundosja e një trageti të mbipopulluar që transportonte besimtarë hindu në Bangladeshin verior u rrit në 6, transmeton Syri.net Kosova.

Po ashtu shumë pasagjerë janë raportuar të zhdukur edhe dy ditë pas katastrofës.

Shikuesit dhe të afërmit e të zhdukurve u mblodhën përgjatë bregut të lumit ndërsa shpëtimtarët po kërkonin trupa, thanë dëshmitarët.

"Unë thjesht dua të shoh fytyrën e nënës sime,"  tha Deepak Chandra Roy, duke folur mes lotësh ndërsa kërkonte nënën e tij, shkruan CNN.

"28 gra dhe 18 fëmijë kanë vdekur në këtë tragjedi",  tha Jahurul Islam, shefi i policisë së qytetit Panchagarh, ku ndodhi aksidenti./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco