Pse funerali i ish-kryeministrit Abe është kaq i rëndësishëm për Japoninë?

Pse funerali i ish-kryeministrit Abe është kaq i rëndësishëm për Japoninë?

10:13, 27/09/2022

Për funeralin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, janë mbledhur shumë liderë botërorë, ndërsa shumë persona në vendin e tij kanë qenë kundër pushtetit të tij, transmeton Syri.net Kosova.

Abe sipas popullit nuk ka qenë kurrë "kryeministër popullor", sipas sondazheve të opinionit, por pakkush e mohoi se ai i solli vendit stabilitet dhe siguri.

Pra, vendimi për të bërë një varrim shtetëror për të është gjithashtu një reflektim i rëndësisë së tij.

Askush nuk shërbeu më gjatë në zyrën e kryeministrit se Abe dhe, me siguri, asnjë politikan tjetër i pasluftës nuk pati një ndikim të tillë në pozicionin e Japonisë në botë.

Ekspertët thonë se ai ishte “përpara kohës së tij”, shkruan BBC.

"Ai e kuptoi ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë. Se një Kinë në rritje, natyrisht, do të shtrembërojë ekuilibrin e fuqisë dhe do të riformësojë rendin në rajon. Pra, ai donte të merrte udhëheqjen," tha Kazuto Suzuki, një shkencëtar politik dhe ish-këshilltari Abe-së./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco