Polonia ndalon hyrjen e rusëve nga ajri dhe deti

Polonia ndalon hyrjen e rusëve nga ajri dhe deti

09:08, 27/09/2022

Polonia ndaloi hyrjen e shtetasve rusë që kalojnë në tokën e saj nga ajri dhe deti.

Ndalesa u shpall një javë pasi Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia mbyllën kufijtë e tyre tokësorë për rusët, duke ndaluar hyrjen e shumicës së tyre, përfshirë edhe ata që janë pajisur me viza Shengen.

Zëvendësministri i Brendshëm, Bartosz Grodecki, javën e kaluar shpjegoi pse do të ketë një javë vonesë për kalimet kufitare ajrore dhe detare, duke thënë se kjo është bërë për t’ju mundësuar transportuesve ajrorë dhe detarë të përshtaten me ligjin e ri.

Nëse ndonjë transportues lejon një qytetar të ndaluar të hyjë në BE përmes pikave kufitare polake sipas rregulloreve të reja, ata do të ndalohen dhe do të transportohen përsëri në pikën fillestare të nisjes.

Bashkimi Evropian (BE) muajin e kaluar arriti një marrëveshje politike për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë, një masë që do të reduktonte ndjeshëm numrin e vizave të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së për rusët.

Fillimisht, Estonia, Letonia dhe Finlanda propozuan një ndalesë të plotë në të gjithë BE-në për vizat turistike për rusët.

Pezullimi i plotë i marrëveshjes së vizave nga gushti erdhi pasi BE-ja e ndërpreu pjesërisht marrëveshjen në shkurt, duke synuar kryesisht zyrtarë qeveritarë, diplomatë dhe biznesmenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco