E zbulon Zelensky: Ky është qëllimi numër një i Ukrainës

E zbulon Zelensky: Ky është qëllimi numër një i Ukrainës

23:17, 26/09/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në paraqitjen e tij më të fundit, ka thënë se situata ushtarake në lindje të rajonit të Donetskut është tejet e rëndë.

“Po bëjmë gjithçka që të ndalim aktivitetet e armikut. Tani Donetsku është qëllimi ynë numër një, pasi që Donbasi akoma mbetet qëllimi numër një për pushtuesit”, shtoi Zelensky.

Forcat ruse kanë pushtuar pothuajse tërë rajonin e Luhanskut, e ngadalë po avancojnë përmes rajonit të Donetskut.

Ndërkaq Zelensky dhe krerët e organeve të sigurisë në Ukrainë, janë takuar sot për të planifikuar metodat për t’ju kundërvënë “llojit të ri të armëve” të rusëve, pasi që Moska ka rritur sulmet duke përdorur dronët iranianë.

“Gjatë takimit kanë diskutuar në veçanti për armët e reja të armikut, dhe kanë hartuar planet për rrëzimin e fluturakeve të tilla”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e presidentit të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco