Putin i dha shtetësinë ruse, personit që spiunoi SHBA-në në Rusi

Putin i dha shtetësinë ruse, personit që spiunoi SHBA-në në Rusi

18:57, 26/09/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse ish-kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edëard Snoëden, sipas një dekreti zyrtar të publikuar në portalin e qeverisë ruse, transmeton Syri.net Kosova.

Snoëden, i cili pranoi se kishte dhënë informacione në lidhje me programet e vëzhgimit të SHBA-së në shtyp, ka jetuar në Rusi që nga viti 2013.

Ai po përballet me akuza për spiunazh në SHBA deri në 30 vjet burg.

Në nëntor të vitit 2020, Snoëden dhe gruaja e tij aplikuan për nënshtetësinë ruse, shkruan BBC.

Atij tashmë i ishte dhënë leja e qëndrimit të përhershëm në Rusi./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco