Kuba voton për legalizimin e martesave mes gjinive të njëjta

Kuba voton për legalizimin e martesave mes gjinive të njëjta

18:13, 26/09/2022

Kuba ka votuar për legalizimin e martesave mes gjinisë së njëjtë përmes një referendumi kombëtar, transmeton Syri.net Kosova.

Rreth dy të tretat e popullsisë votuan për të miratuar reformat në një Kod të ri të Familjes, i cili do të lejojë gjithashtu shtatzënitë zëvendësuese dhe do t'u japë çifteve homoseksualë të drejtën për të birësuar fëmijë.

Ky lajm shënon një moment të madh për Kubën.

Megjithatë, ka pasur kundërshtim të konsiderueshëm ndaj reformave midis grupeve fetare dhe konservatorëve.

Referendumi i së dielës ishte për një Kod të ri të Familjes një dokument prej 100 faqesh i cili kaloi në më shumë se dy duzina drafte dhe orë debati në takime në nivel komuniteti.

Qeveria e Kubës kishte mbështetur ndryshimin e ligjit dhe zhvilloi një fushatë mbarëkombëtare duke u kërkuar njerëzve ta miratonin atë, shkruan BBC.

Duke folur teksa votonte të dielën, presidenti i vendit, Miguel Díaz-Canel, tha se priste që shumica e popullsisë të votonte po dhe se kodi i ri pasqyronte diversitetin e njerëzve, familjeve dhe besimeve./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco