Banka e Anglisë nuk do të hezitojë, do të rrisë normat e interesit

Banka e Anglisë nuk do të hezitojë, do të rrisë normat e interesit

18:06, 26/09/2022

Banka e Anglisë ka thënë se nuk do të hezitojë dhe të rrisë normat e interesit për të frenuar inflacionin pasi paundi ra në një nivel të ulët rekord ndaj dollarit amerikan, transmeton Syri.net Kosova.

Banka vendosi të mos mbajë një mbledhje urgjente për të vendosur normat e reja, por tha se do t'i ndryshojë ato "me aq sa duhet" kur të mblidhet në nëntor, shkruan BBC.

Sterlina ra afër 1.03 dollarëve herët të hënën pasi kancelari Kwasi Kwarteng tha se planifikonte ulje të mëtejshme të taksave./Syri.net Kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco