Ukraina: Rusia po dërgon rekrutë të patrajnuar në vijën e frontit

Ukraina: Rusia po dërgon rekrutë të patrajnuar në vijën e frontit

14:51, 26/09/2022

Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se disa rekrutë rusë nga mobilizimi masiv ushtarak i Kremlinit po dërgohen në vijat e frontit në Ukrainë pa trajnimin e nevojshëm, shkruan The Guardian.

Mes paralajmërimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekspertë të tjerë se shumë prej të rekrutuarve kishte të ngjarë të trajnoheshin përpara se të dërgoheshin në luftë.

Ndërkohë disa burra si personeli ushtarak në Krime, si edhe rekrutët në rajonin e Luhansk po përgatiten për tu dërguar në vijën e frontit, pa përvojën e duhur. Lëvizjet e fundit erdhën pasi Rusia raportoi se kishte mbyllur kufirin për zonat e pushtuara të Ukrainës me rajonin fqinj Rostov për hyrje dhe dalje duke urdhëruar vendasit të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak brenda tre ditëve.

Vala e parë e rekrutëve rusë kanë filluar të mbërrijnë për stërvitje në Rusi. Pas suksesit të Ukrainës në rimarrjen e mijëra kilometrave katrorë të territorit në rajonin e Kharkiv, janë raportuar luftime të ashpra të hënën në mëngjes duke përfshirë zonën e Lyman në rajonin e Donetsk.

Raportet e pakonfirmuara në 24 orët e fundit tregonin linjat ruse duke u tërhequr në disa zona. Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA ishte gjithashtu shumë i dyshimtë për efektivitetin e mundshëm të mobilizimit rus.

Duke vënë në dukje se Kremlini “nuk ka gjasa të kapërcejë sfidat themelore strukturore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco