VIDEO/ I veshur si nazist hap zjarr në shkollë, masakër në Rusi

11:14, 26/09/2022

Rusia u trondit nga një tjetër sulm në një shkollë, ku mbetën të paktën nëntë të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në Izhevsk.

Një person i armatosur, i veshur me të zeza dhe me simbole naziste, hapi zjarr.

Policia e gjeti më vonë agresorin të vdekur, pasi kreu vetëvrasje.

Motivi i tij mbetet i panjohur. Mediat kanë publikuar pamje kur nxënësit e mësuesit fshihen nëpër klasa për të shpëtuar nga plumbat.

Rusia është goditur disa herë nga sulmet me armë në shkolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco