Gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Rusi

Gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Rusi

10:58, 26/09/2022

Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur 20 të tjerë nga të shtënat në një shkollë në Rusinë qendrore.

Sipas mediave të huaja, sulmuesi i paidentifikuar hyri në shkollën në Izhevsk, vrau një roje dhe disa nga fëmijët përpara se të qëllonte veten, thanë zyrtarët.

“Ka viktima në mesin e fëmijëve, ka edhe të plagosur”, citohet të ketë thënë guvernatori Alexander Brechalov.

Shkolla, e cila mëson fëmijët nga klasa e parë dhe e 11-të, është evakuuar dhe mbyllur nga policia.

Izhevsk është një qytet me madhësi mesatare prej 640,000 banorësh, i vendosur në perëndim të maleve Urale, rreth 1 mijë kilometra në lindje të Moskës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco