Mbyllet votimi, Exit-pollet tregojnë një fitore dërrmuese të koalicionit të djathtë në Itali

Mbyllet votimi, Exit-pollet tregojnë një fitore dërrmuese të koalicionit të djathtë në Itali

23:12, 25/09/2022

Italia sot ka vendosur se cili do të jetë drejtuesi i ri i vendit. Në orën 23:00 janë publikuar edhe exit-pollet e para në Itali, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në exit-pollin e publikuara nga televizioni Rai1, bien në sy projeksioni për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Kjo e fundit pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion.

Qendra e djathtë 41.5 -45.5%, qendra e majtë 25% -29% | M5s 14% -18%, Action dhe Italia Viva 5% -9%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco