Nëse përdoren armët bërthamore, SHBA paralajmëron Putinin për pasoja ‘katastrofike’

Nëse përdoren armët bërthamore, SHBA paralajmëron Putinin për pasoja ‘katastrofike’

18:59, 25/09/2022

Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe i kanë shprehur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballet.

Kështu deklaroi të dielën e 25 shtatorit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Vërejtjet e Sullivan-it përfaqësonin paralajmërimin e fundit amerikan.

Kjo, pas kërcënimit bërthamor nga presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën e kaluar.

Putin njoftoi gjithashtu mobilizimin e parë ushtarak të vendit të tij në kohën e luftës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nëse Rusia kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri”, u shpreh Sullivan për programin “Meet the Press” të NBC.

Sullivan nuk e përshkroi natyrën e përgjigjes së planifikuar të SHBA-ve në komentet e tij të dielën.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara privatisht në Moskë “e kanë shpjeguar në detaje më të hollësishme saktësisht se çfarë nënkupton kjo”.

Zyrtari amerikan shtoi se SHBA-të kanë qenë në kontakt të shpeshtë dhe të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Kjo, përfshirë gjatë ditëve të fundit për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe veprimet e Putin-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco