Përmbyset varka në lum, mbyten 23 persona, zhduken disa të tjerë

Përmbyset varka në lum, mbyten 23 persona, zhduken disa të tjerë

17:13, 25/09/2022

Të paktën 23 persona u mbytën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në një lum në Bangladesh

Mes viktimave sipas mediave të huaja, janë dhe gra e fëmijë, tha Jahurul Islam, komandanti i qarkut të provincës Panchagarh, ku ndodhi ngjarja.

“Operacioni për shpëtimin e të zhdukurve, me pjesëmarrjen e zjarrfikësve, vazhdon”, shtoi ai.

Islami tha se nuk e dinte numrin e saktë të personave të zhdukur, por pasagjerët e shpëtuar thanë se më shumë se 70 persona ishin në bord.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në aksidente detare në Bangladesh.

Në maj, të paktën 26 persona u mbytën kur një skaf i mbipopulluar u përplas me një anije mallrash që transportonte rërë dhe u mbyt në lumin Padma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco