VIDEO/ Të votosh me kallashnikovin ‘te koka’, dalin pamjet

VIDEO/ Të votosh me kallashnikovin ‘te koka’, dalin pamjet

17:00, 25/09/2022

Janë publikuar pamje nga dita e dytë e votimit në referendumin në 4 provincat e Ukrainës, i cili është organizuar nga prorusët me mbështetjen e Moskës dhe që kërkon bashkimin e tyre me Rusinë.

Kremlini ka dërguar ushtarët për të nxjerrë me dhunë banorët që të votojë, ndërsa persona të armatosur janë një kërcënim real për qytetarët e pafajshëm të atyre 4 rajoneve.

‘Familja ime sapo u detyrua me armë që të votonte në lojën e Rusisë për referendum’, tha gazetari i Hromadske International, Maxim Eristavi.

Ai publikoi edhe pamje nga të cilat pretendon se tregojnë ushtarët e armatosur që qëndrojnë në ambientet ku familja e tij është detyruar të votojë në favor të bashkimit me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco