'Jo, mobilizimit!': Rusia arreston qindra në protestat kundër luftës në Ukrainë

'Jo, mobilizimit!': Rusia arreston qindra në protestat kundër luftës në Ukrainë

07:10, 22/09/2022

Policia ruse raportohet se ka arrestuar qindra protestues që u mblodhën të revoltuar kundër vendimit të Kremlinit për të thirrur mijëra trupa shtesë për të luftuar në Ukrainë.

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info e vlerësoi totalin e atë arrestuarëve në më shumë se 1300. Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Shën Petersburg dhe Moskë.

Dhjetra të tjerë u mbajtën në Irkutsk dhe qytete të tjera siberiane dhe në Yekaterinburg.

Biletat për fluturimet jashtë Rusisë u shitën me shpejtësi pas njoftimit të Vladimir Putin.

Fotot në mediat sociale tregonin radhë të gjata në pikat kufitare dhe në Google, kurse kërkimi se "si të largohesh nga Rusia" shkoi në qiell.

Presidenti rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, që do të thotë se rreth 300,000 rezervistë ushtarakë - por jo rekrutët - do të jenë gati për të forcuar trupat ruse që kanë pësuar humbje në fushën e betejës në Ukrainë.

Vendimi erdhi një ditë pasi në zonat e pushtuara të Ukrainës u shpallën referendume të parakohshme për bashkimin me Rusinë.

Dhe në mesazhin që u dënuaa nga Ukraina dhe aleatët e saj, Putin theksoi se ai do të përdorte "të gjitha mjetet në dispozicion" për të mbrojtur territorin rus - duke nënkuptuar se kjo mund të përfshijë armë bërthamore.

Zyra e prokurorit të Moskës të mërkurën paralajmëroi se thirrjet në internet për t'iu bashkuar protestave të palejuara në rrugë, ose pjesëmarrja në to, mund të sjellin deri në 15 vjet burg. Protestuesit mund të ndiqen penalisht sipas ligjeve kundër diskreditimit të Forcave të Armatosura, përhapjes së "lajmeve të rreme" për operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë ose inkurajimit të të miturve për të protestuar.

Dënimet e ashpra të Rusisë për përhapjen e "dezinformatave" në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sulmet nga Policia të aktivistëve anti-Putin, i kanë bërë të rralla protestat publike kundër luftës.

Por grupi opozitar kundër luftës Vesna bëri thirrje për protesta të gjera dhe në Telegram raportoi shumë arrestime në të gjithë Rusinë. Një videoklip nga Yekaterinburgu tregoi policinë duke i grumbulluar dhunshëm protestuesit në një autobus.

Vesna e quajti veprimin e saj "jo moGilizimit" - një lojë fjalësh për “jo moBilizimit”, sepse "mogila" në rusisht do të thotë varr.

Pavel Chikov, një avokat për Grupin rus të të drejtave të njeriut Agora, tha se Agora kishte marrë 6,000 pyetje në linjën e saj telefonike që nga mëngjesi i së martës, nga rusët që kërkonin informacion për të drejtat e ushtarëve.

Ndërkohë, fluturimet drejt destinacioneve të njohura si Stambolli në Turqi dhe Jerevani në Armeni u ngritën dhe çmimet për vendet e mbetura u rritën në qiell.

Çmimi për fluturimet nga Moska në Stamboll ose Dubai arriti deri në 9,200 euro (9,119 dollarë) për një tarifë të klasit ekonomik me një drejtim pas njoftimit të zotit Putin, raportoi Associated Press.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco