Itali, ndarja e një çifti degjeron në sherr, vjehrra dhe nusja kafshojnë njëra tjetrën

Itali, ndarja e një çifti degjeron në sherr, vjehrra dhe nusja kafshojnë njëra tjetrën

11:48, 21/09/2022

Një diskutim mes një çifti që po ndaheshin ka rezultuar në një sulm fizik të dhunshëm, në Palermo.

Nusja dhe vjehrra kanë kafshuar njëra tjetrën dhe kanë pësuar lëndime të rënda, njëra në krah dhe tjetra në vesh.

Sherri shpërtheu kur një burrë emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediet italiane i kërkoi ish-bashkëshortes të shihte vajzën e tyre pasi sipas tij nuk e kishte parë prej 4 muajsh.

Duke mos marrë asnjë përgjigje, burri i është drejtuar policisë ku dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten.

Pas denoncimit burri është paraqitur në shtëpinë ku banonte ish-bashkëshortja i shoqëruar nga nëna e tij.

Më të mbërritur burri dhe nëna e tij ka nisur sulmi fizik.

Ndërsa dy femrat po sulmonin njëra tjetrën fizikisht, vjehrri ka tentuar të përplasë me makinë ish-dhëndrërrin, i cili po mbrohej me shkop bejsbolli.

 Episodi ka përfunduar me mbërritjen e policisë, e cila i ka arrestuar të katërt të përfshirë në sherr, por që në fund janë lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco