Ministri Sergei Shoigu kërkon të qetësojë popullin rusë pas deklaratave  të Putinit

Ministri Sergei Shoigu kërkon të qetësojë popullin rusë pas deklaratave të Putinit

10:08, 21/09/2022

Pas fjalimit të Putinit, i mbeti ministrit të tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu të jepte detajet dhe të përpiqej të zbuste frikën e burrave rusë në të gjithë vendin për këtë "mobilizim të pjesshëm" të papritur në Ukrainë.

Në fund të fundit, të deklarosh se mbështet një "operacion special" dhe në fakt të shkosh të luftosh janë dy gjëra shumë të ndryshme, shkruan BBC.

Sergei Shoigu tha se rreth 300,000 rezervistë do të thirreshin nga 25 milionë që ka Rusia.

 Nuk do të merren të gjitha përnjëherë por sipas nevojës, tha ai.

Ai këmbënguli se studentët nuk do të përdoreshin, ata mund "të ishin të qetë", tha ai, dhe "të vazhdonin të shkonin në klasë". 

As rekrutët nuk do të dërgohen në front – një lëvizje që do të kishte qenë shumë e papëlqyeshme.

Në vend të kësaj, Rusia thotë se do të përdorë burra që kanë përvojë në betejë.

Në komentet e tij, Sergei Shoigu pohoi gjithashtu se më pak se 6,000 ushtarë rusë (5,937) ishin vrarë në aksion, një numër shumë më i ulët se vlerësimet e agjencive të inteligjencës perëndimore, dhe madje edhe më pak se sa është raportuar në burime të hapura.

Kjo është hera e parë pas disa muajsh që Moska jep një shifër (ndoshta kjo kishte për qëllim të siguronte ata që do të merrnin letrat e tyre të thirrjes).

Pavarësisht zërit të butë dhe tonit të qetë të ministrit të Mbrojtjes, ky është një ndryshim i madh në qasje. 

Lufta që shumë rusë janë përpjekur, kryesisht, ta injorojnë, tani është sjellë shumë më afër shtëpisë për dhjetëra mijëra prej tyre dhe familjet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco